20:13 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kryeministri Haradinaj darkon me Mogherinin (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pasur një darkë të shkurtër me shefen e diplomacisë europiane, Federica Mogherini, para takimit me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Mogherini ka zhvilluar takime të shkurtra veç e veç me secilin nga kryeministrit ballkanas, përfshirë këtu edhe kryeministrin kosovar, Ramush Haradinaj.

Fotoja dhe njoftimi për takimin është publikuar në Twitter nga zëdhënësja e e Mogherinit, Maja Kocijançiq.