15:54 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kryetari i kësaj komune në Kosovë i hap garat e shpejtësisë

Në fshatin Jezerc po mbahen garat automobilistike në disiplinën malore. Në këtë garë e cila poentohet në kuadër të Kampionatit të Kosovës për vitin 2018, po  marrin pjesë vetëm vozitësit që posedojnë licencë garuese të njohur nga FASK dhe FIA e vlefshme për vitin 2018.

Në nisjen e kësaj gare, mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i cili u shpreh se këto gara dhe sporti në përgjithësi që po organizohet në këto anë i kanë dhënë impakt të jashtëzakonshëm turizmit malor në territorin e Ferizajt, veçanërisht fshatit Jezerc dhe Nerodime të cilat tashmë janë zona shumë të frekuentuara nga vizitorë nga e gjithë vendi e më gjerë.

Gjithashtu, kryetari Aliu theksoi se ky sport dhe sportet e tjera do të kenë mbështetjen nga Komuna e Ferizajt me të vetmin qëllim nxitjen e shpirtit garues dhe masivizimim e sportit.

U bë e ditur se në këtë garë po marrin pjesë 50 garues, starti do të jetë nga Nerodimja deri në Jezerc, 4800 metra do të jenë dy xhirot, rruga është terren i përshtatshëm për këtë sport, kërkesa është aprovuar edhe nga komuna, policia si dhe zjarrfikësit dhe se është organizim nga Federata e Automobilizmit të Kosovës sipas kushteve dhe lejeve përkatëse nga niveli qendror dhe lokal./Indeksonline/