09:06 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kthehen kolonat në Merdarë (Foto)

Pos sezonës së  verës,  në pikat kufitare të Kosovës kolona zakonisht bëhen edhe gjatë fundivitit nga numri i madh i mërgimtarëve që vijnë në Kosovë.

Sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhimin e kufirit, kolona më e gjatë është në Merdarë, shkruan Indeksonline.

Në këtë pikë kufitare kolona në  hyrje është 300 metra, kurse në dalje 100, derisa pritjet janë të gjata deri në 1 orë.

Në pikat tjera kufitare pritjet janë më të shkurtra, deri në 15 minuta. /Indeksonline/