Kubo-ja rinovon kontratën me Real Sociedadin, nënshkruan atë deri më 2029
Lojtari japonez Takefusa Kubo, ka rinovuar kontratën me Real Sociedadin e cila e mban lojtarin te klubi bask deri në qershor të vitit 2029.
22-vjeçari, shihet si një ndër lojtarët më të rëndësishëm të klubit ku me paraqitjet e tij ka ndihmuar klubin të kalojë grupin në Ligën e Kampionëve.
Lojtari, ka qenë pjesë e Real Madridit por nuk ka mundur të gjejë vend në formacionin startues pas konkurrencës së madhe te “Los Blancos”.
Andaj, lojtari u huazua në disa klube të La Ligas si: Getafe, Villarreal dhe Mallorca, ku me këtë të fundit ka treguar paraqitje të lartë që rezultoi me transferim te Sociedadi gjatë verës së kaluar./IndeksOnline/