12:21 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Kumbulla, do të jetë lojtar i Interit

Sezoni surprizues i Veronës i ka shtyrë skuadrat e mëdha italiane të hedhin sytë nga talentët verdheblu.

Veçanërisht Napoli dhe Interi kanë shfaqur interes konkret për disa nga të futbollistët që drejtohen nga Ivan Juriqi, ku bëjnë pjesë edhe dy mbrojtësit shqiptarë, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla. 

Qendërmbrojtësi i “Dardanëve”, sipas medieve italiane është prenotuar nga Napoli, ndërsa për 19-vjeçarin e Kombëtares së Shqipërisë ka zhvilluar bisedime të avancuara Interi.

Zikaltrit kanë gjetur formulën për t’i hapur rrugë blerjes së Kumbullës në qershor, pra pasi të përfundojë sezoni. 

Drejtuesit e kryesuesve të Serisë A kanë vendosur ta transferojnë që në janar në Verona Federico Dimarcon, për të prenotuar afrimin e Kumbullës në verë.