20:50 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kundërshtari i Prishtinës arrin në Kosovë (Foto)

Prishtina do të luaj ndeshjen kthyese të fazës së parë kualifikuese të Europa Ligës.

Nënkampionët e Kosovës të enjten në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë presin Fc Europën, shkruan indeksonline.

Rezultati në ndeshjen e parë ishte i barabartë 1-1.

Skuadra nga Gjibraltari tashmë gjendet në Kosovë për këtë ndeshje.

Prishtina iu ka uruar mirëseardhje kundërshtarëve të Europa Ligës. /IndeksOnline/