19:28 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kupa e Botës/ Marquez futet në histori (Foto)

Rafael Marquez është futur në histori të Kampionatit Botëror.

Mbrojtësi i njohur luajti 15 minutat e fundit të ndeshjes Meksikë – Gjermani, shkruan IndeksOnline.

Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 75’të, për ta zëvendësuar Guardadon.

Në momentin e inkuadrimit, 39-vjeçari u fut në histori të kompeticionit më të madh në botën e futbollit.

Ai është bërë futbollisti i parë që e udhëheq ekipin e tij si kapiten në pesë Kampionata Botëror (2002, 2006, 2010, 2014 dhe 2018).

Po ashtu ai bëhet futbollisti i tretë në histori që ka arritur të luajë në pesë Kupa Botë.

Takimin mes Meksikës dhe Gjermanisë e fituan “Trikolorët” me rezultat minimal 1 me 0./IndeksOnline/