23:21 / E Hënë, 24 Gusht 2020 / indeksADMonline

Kur do të kthehet Florian Marku në ring, tregon menaxheri i tij

Boksieri shqiptar, Florian Marku do të rikthehet në ring në muajin shtator.

Këtë e ka konfirmuar për LIG Sport, menaxheri i Markut, Sam Jones, transmeton Indeksonline.

”Florian Marku do të luftoj në fund të shtatorit. Data do të lansohet këtë javë”, u shprehë ai.

Jones nuk e ka bërë të ditur emrin e kundërshtarit të Markut për arsye të kontratës./Indeksonline/