11:54 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kur Kane 11-vjeçar dhe shoqja e klasës takuan heroin Beckham, tani ata janë çift [Foto]

‘The Sun’ ka publikuar disa foto të Kane 11-vjecar kur kishte takuar heroin e tij David Beckham. Tani, pas 13 vitesh, ky fëmijë i rritur do të ndjekë hapat e Beckham duke udhëhequr “Tre Luanët” në Kupën e Botës.

Ndërsa shoqja e tij të cilën ende e ka në krahë, është nëna e vajzës së tij të vogël.

Kane, tani 24 vjec, dhe Kate Goodlan morën pjesë në lançimin e Akademisë David Beckham në Londër, në vitin 2005.

Cifti ishin pjesë në Shkollën e Fondacionit Chingford, të njëjtën shkollë që Beckham mori pjesë si i ri.

Ndërsa ishin vetëm shokë në shkollë, miqësia e tyre lulëzoi në një marrëdhënie, të cilën Kane e konfirmoi publikisht në 2015.

Sulmuesi i Tottenham njoftoi më parë këtë vit se ai dhe Kate presin fëmijën e tyre të dytë. /IndeksOnline/

Temat: