19:50 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kurir i Serbisë merret edhe me truprojën e presidentit: “Ky është ‘pitbulli’ i Thaçit: Buzëqeshje të akullt dhe gishtin në këmbëz”

Mediumi serb ‘Kurir’ ka shkruar sërish për vizitën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Liqenin e Ujmanit.

“Erdhi, u endë, u shtetit me barkë e edhe më shpejtë u kthye, me gaz të plotë dhe me përkrahje të plotë nga mbrojtja e afërt e armatosur mirë deri te “specialët e ROSU” me armë me tyta të gjata”, ka shkruar Kuriri, i cili është marrë edhe me truprojën e Thaçit.

“I përcjellë nga fytyra tashmë të njohura, por edhe prej atyre me buzëqeshje të akullt dhe gishtin në këmbëz”, shkruan Kuriri për një prej truprojave të pandashme të tij./Indeksonline/


E shtuna e Thaçit në veri përmes pamjeve