18:12 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

E shtuna e Thaçit në veri përmes pamjeve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shfrytëzuar vikendin për të bërë disa vizita në veri të vendit.

Derisa në kryeqytet po protestohej kundër tij, i pari i shteti ka nisur ditën me një vizitë te Liqeni i Ujmanit në Veri.

Indeksonline raportoi ekskluzivisht për lundrimin e Thaçit me gjysmë ore me barkë nëpër Ujman, ku shihej i shoqëruar nga drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qala dhe ministri i financave, Bedri Hamza.

Nga aty Thaçi u ndal edhe në veri për të pirë një kafe, ku u takua me doganierë e policë të komuniteteve të ndryshme.

Po ashtu, presidenti vizitoi edhe vendkalimin kufitar në Bërnjak, ku mbajti një fjalim për Forcat e Sigurisë së Kosovës. /Indeksonline/

\\

    

Temat: