21:09 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

”Kurrë nuk e kam imagjinuar se do të fitoj kaq tituj te Barça”

Këtë të enjte, bëhet një dekadë prej kur Sergio Busquets debutoi në fanellën e Barcelonës për herë të parë.

Ishte në ”Camp Nou” në një ndeshje ndaj Racing Santander, që përfundoi 1-1 dhe mesfushori që prej atëherë ka fituar mjaft tituj.

Madje, këtë ai as që e kishte imagjinuar aso kohe, transmeton IndeksOnline.

”Unë kurrë nuk e kam imagjinuar se do të fitoj kaq tituj, të luaj në kaq shumë ndeshje apo t’i shijoj këto momente të jashtëzakonshme”.

”Ju gjithnjë shpresoni të qëndroni në skuadrën e parë, por nuk mund ta imagjinoni gjithçka që vjen pastaj”.

”Sezoni i parë ishte shumë i mirë dhe kisha mjaftueshëm minuta”, tha Busquets./IndeksOnline/