21:14 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Kurti: Jam befasuar me Aida Dërgutin, nuk më ka mbetë hatri prej saj

Kreu i Lëvizje “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka komentuar zhvillimet e fundit në partinë e tij.

Ai ka folur edhe për ofendimet e deputetes Aida Dërguti kundrejt tij.

Sipas Kurtit, Dërguti duhet të ribëhet përsëri aktiviste.

“Jam befasuar me reagimin e Aidës, unë nuk ia kam pas as inati as nuk më ka mbetë hatri prej saj. Aida ka qenë aktiviste pastaj është bërë deputete dhe unë mendojë se ajo përsëri duhet të ribëhet aktiviste. Aida është dashur të vijë në kryesi e jo të japë dorëheqje nëpërmjet internetit”, ka thënë Kurti në “Jeta në Kosovë”.

Temat: