09:10 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kush do ta zëvendësojë Suarezin në 11-shen startuese të Barçës?

Lëndimet e reja te Barcelona në ndeshjen ndaj Atletico Madridit në fundjavë do të jenë prezente edhe në ndeshjen e nesërme në Champions League kundër PSV-s.

Trajneri, Ernesto Valverde, do të përballet me pesë mungesa për këtë ndeshje, përfshirë edhe atë të Luis Suarez.

Uruguaiani ka disa probleme në gjurin e tij dhe pritet të mungojë deri në dy javë, transmeton IndeksOnline.

Valverde tashmë e ka Coutinhon në dispozicion dhe tani trajneri duhet të vendosë se si do ta rreshtojë skuadrën e tij në sulm.

Lojtari më i ngjashëm për nga stili i Suarez është Munir, edhe pse lojtari ka minutazh shumë të ulët për katalunasit.

Ka gjasa që Leo Messi të rikthehet në pozitën e ”9-shit fals”, me Coutinhon dhe Dembelen pranë tij në sulm. Malcom është një tjetër opsion, nëse Coutinho luan në mesfushë për ta mbuluar mungesën e Arthur Melos./IndeksOnline/