20:09 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kush është djaloshi me zërin fantastik që iu bashkua Elvanës e Ledrit?

Mund të mos ia keni vënë syrin, por John Shkodra vitin e kaluar e ka përmbyllur me një çmim në “Kënga Magjike 2017”.

Djaloshi u dekorua me çmimin “Best New Artist” ku ishte paraqitur me këngën “Medicine”, shkruan Indeksonline.

John duket se nuk është shumë aktiv në rrjetet sociale. Ai në Instagram ka pak foto të publikuara, por mjafton të shohim një fotografi dhe kuptohet se ai është nga Korça.

Ndërsa, në llogarinë e tij në Facebook, John ka bërë të ditur se jeton në Australi, përkatësisht në Brisbane, shkruan Indeksonline.

John këtë herë ka shkëlqyer në klipin e Ledri Vulës dhe Elvana Gjatës. Në fakt, ai është thjeshtë qershia mbi tortë. Me zërin e tij ai vetëm sa ua ka hijeshuar edhe më shumë këngën, ku është shfaqur me stilin e tij të veçantë./Indeksonline/