Kush u nda dhe kush u bashkua nga VIP-të tona në 2017 (Foto)
Viti 2017 ka qenë i mbushur me shumë bashkime “zemrash” dhe pas pak kohë ndarje të tyre e ndonjëherë këto ndarje kanë ditur të mos jenë fare paqësore. Indeksonline ua sjell disa nga bashkimet dhe ndarjet që “trazuan” shoubizin shqiptar dhe u komentuan shumë..
Majk &Majlinda Zeka
Këta mund të themi lirisht që kanë qenëçifti më i komentuar gjatë këtij viti, fillimisht për lidhjen e tyre në fund të vitit 2016, lidhje kjo shumë e furishme. Por si nisi ashtu duket se edhe përfundoj, pasi që vetëm pak mbas lajmit se Majlinda ështështatzënëçifti u nda.
Ndryshe, disa muaj pas ndarjes erdhi në jetë biri i tyre, Roani por që as kjo nuk qe njëarsye aq e fortë qëçifti të bashkohet. Tani Roani po rritet me dashurinë e të dy prindërve por të ndarë.
Jonida Maliqi & Gent Prizreni
Ky ishte njëri nga lajmet më tëbujshme të shoubizit shqiptar muajve të fundit. Njëra nga arsyet mund të jetë që Jonida është treguar shumë e rezervuar sa i përket jetës së saj private duke e lënë më në hije.
Por, tashmë lajmi seJonida i dha fund martesës së saj disa vjeçare me biznesmenin Gent Prizreni, duke u shkurorëzuar pas 17 vites mori dhen. Ata të dy kanë njëdjalë kurse Jonida i është përkushtuar tërësisht të birit të saj dhe biznesit.
Rina Berdynaj & Ramë Lahaj
Modelja e njohur dhe tenori i njohur shqiptar, në vitin 2016 bënë publike lidhjen aq të bukur të dashurisë. Ata mbajtën publikun gjithmonë të përditësuar me publikime e fotografi të tyre duke u shndërruar në njëçift shumë simpatik.
Por as kjo lidhje nuk zgjati shumë, pas një viti ata të dy i ndanë rrugët e tyre kurse mediat reaguan menjëherë duke raportuar për këtë ndarje. Rina dhe Rama ndaluan së ndjekuri njëri tjetrin në rrjetet sociale dhe hoqën të gjitha postimet e përbashkëta, duke vërtetuar se një ndarje ekziston.
Xheni & Bernardi
Lidhja e tyre filloi me aventurën në “Big Brother” kur ata të dy u futën si konkurrent të thjeshtë por me kohë kishte njëfarëtërheqje, kurse loja në këtë vit zhvillohej nëçift, gjë e cila i bëri bashkë. Lidhja e tyre vazhdoi edhe pas daljes nga shtëpia dhe ishin një nga çiftet më premtuese për një lidhje afatgjate por në fund ata ndanë rrugët e tyre.
Spekulimet e mediave që ata të dy nuk janë më bashkë, i vetëtuan postimet në rrjetet sociale të Xhenit dhe Bernardit, ku shpjeguan se rrugët e tyre janë ndarë.
Big Mama & Arsim Baftiu
Big Mama dihej qëështë në një lidhje por asnjë detaj më shumë deri në kohën kur ajo tha se shumë shpejt mund të ketë një martesë. Por një gjë e tillë nuk ndodhi në kohën e paralajmëruar nga këngëtarja dhe kjo i shtyu mediat që të kërkojnë një përgjigje nga këngëtarja, e cila më në fund pranoj që lidhja e saj me Arsim Baftiun nga Belgjika ka përfunduar. Indeksonline ka kontaktuar edhe me familjarët e këtij të fundit të cilët kanë pohuar se lidhja e këngëtares së njohur me Arsimin ka përfunduar.
Ndryshe, Big Mamaështë shumë e rezervuar sa i përket jetës private dhe as për këtëçështje nuk dëshiron të prononcohet edhe pas insistimit të shumtë të mediave.
Klaudia Pepa & Albi Nako
Historia disa vjeçare e dashurisë së balerinës Klaudia Pepa dhe koreografit Albi Nako ka marrë fund këtë vit. Kjo u bë e ditur para disa muajsh dhe bëri buj të madhe në mediat shqiptare duke mbuluar kopertinat e gazetave roze. Një nga arsyet e ndarjes konsiderohet edhe distanca e që prej një viti e çiftit.
Kurse, Albi duket se ndarjen e ka përjetuar shumë keq sa që në një emision në mediat shqiptare sytë e tij u mbushën me lot për tashmë ish partneren e tij.
Bora Zemani & Vin Veliu
Prezantuesja e njohur shqiptare dhe Dj i njohur i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë këtë muaj duke lënë pas disa vite së bashku. Ata të dy e kanë konfirmuar këtë lajm pas aludimeve të mediave rreth një ndarje të mundshme kur fotografitë dhe ndjekjet nërrjetet sociale janë larguar tashmë nga ish çifti.
Ndryshe, lajmi për ndarjen vjen pas disa herë spekulimesh për ndarjen eçiftit por që pas disa kohëve ata shfaqeshin sërish bashkë.
Elita Rudi & Gjiko
Të dy këta tashmë janë bërë një nga çiftet më simpatike të estradës pasi që shfaqen në shumë postime bashkë dhe nuk njihen për skandale. Edhe pse lidhja e tyre kishte filluar gjatë vitit 2016, ajo u bë publike në vitin 2017 duke u bërë kështu një nga lidhjet më të diskutuara në shoubizin shqiptar.
Elita dhe Gjiko, janë shumë të lezetshëm kurse shpresojnë që lidhja e tyre të mos ketë fatin e çifteve paraprake.
Eni Koci & Genc Prelvukaj
Një lidhje e re dashurie ka lulëzuar gjatë vitit 2017, ku dy personazhe të shoubizit shqiptar kanë gjetur njëri-tjetrin. Edhe pse shumë herët është spekuluar rreth një lidhje të mundshme mes Eni Kocit dhe reparit Genc Prelvukaj një lidhje e tillë u mohua nga çifti.
Por dy bashkëpunimet e publikuara për pak kohë nga çifti zbuluan gjithçka kurse tashmë ata po vazhdojnë jetën e tyre të mbushur plotë dashuri.