Kuzhinieri i famshëm Nusret Gökçe impresionon Angela Martinin (Video)
Angela Martini dhe bashkëshorti i saj kanë udhëtuar drejt Turqisë.
Çifti po qëndron atje për pushime, ndërsa modelja shqiptare së fundmi me ndjekësit e saj në llogarinë Instagram ka ndarë një video ku shihet duke darkuar me Dragos Savulescu, derisa është kuzhinieri i famshëm turk Nusret Gökçe, i cili përkujdeset për dyshen e famshme, shkruan Indeksonline.
Ndryshe Angela vitin e kaluar ka kurorëzuar dashurinë me milionerin rumun, ku ata janë martuar në një ceremoni krejtësisht private, pa të ftuar e as familjar./Indeksonline/