13:42 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ky brend është eksportuesi më i madh i veturave në Amerikë

Nuk është as General Motors, Ford apo Chrysler. BMW është eksportuesi më i madh i automjeteve nga Shtetet e Bashkuara.

Kompania gjermane citon të dhënat nga Departamenti Amerikan i Tregtisë, për të betonuar vendin e saj edhe njëherë si eksportuesi kryesor i makinave të reja nga Shtetet e Bashkuara.

BMW aktualisht operon me vetëm një fabrikë në SHBA, por është kompania më e madhe në mbarë botën, transmeton IndeksOnline. Fabrika e Spartanburg trajton prodhimin e shumicës së kalimit të automjeteve, duke përfshirë X3, X4, X5 dhe X6. Ndërsa tani po përgaditet për prodhimin e X7 të ri.

Vitin e kaluar, BMW Manufacturing në Karolinën e Jugut ndërtoi 371,284 automjeteve për 1,400 ditë. Prej tyre, eksportuan 272,346 apo afërsisht 70% të prodhimit të saj total.

Shumica e tyre u larguan nga SHBA nëpërmjet portit të afërt Charleston, me një vlerë të kombinuar prej rreth 8,75 miliardë dollarë. Pjesa tjetër prej 13% u eksportuan nëpërmjet porteve në Georgia ( Savannah dhe Brunswick ) dhe Florida ( Jacksonville, Miami dhe Everglades ) . /IndeksOnline/