07:52 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018

Ky është biçiklisti që humbi jetën mbrëmë në Pejë

Një këmbësor ka vdekur mbrëmë pasi është goditur nga një veturë afër stacionit të autobusëve në Pejë.

Vdekjen e këmbësorit e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.

Indeksonline mëson së viktima është Agon Daci, 27 vjeçar nga Peja.

I ndjeri punonte në një fabrikë të ujit në Pejë.

Kohët e fundit janë shtuar dukshëm aksidentet, ku shumë këmbësor po humbin jetën në komunikacion.

Ditë më parë ndërroi jetë një 18 vjecar nga Istogu, Diamant Osmanaj./Indeksonline/

Aksident fatal në Pejë, vetura godet biçiklistin