13:08 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Ky është fjalimi i Thaçit në Forumin e Sigurisë në Budvë (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë fjalimin e tij në Forumin e Sigurisë “To be Secure”, i cili po zhvillohet në Budvë.

Thaçi fjalimin e tij e nisi duke uruar homologun e tij, Millo Gjukanoviq për marrjen e postit të presidentit të Malit të Zi, për herë të dytë.

Më pas, ai uroi Malin e Zi për ditën e Pavarësisë së tyre, duke uruar njëkohësisht edhe ditën e komunitetit të malazezëve në Kosovë.

Thaçi me këtë rast shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në rajon, në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Kjo është një pjesë e fjalimit të tij:

“Kam pasur rastin ta përgëzoj drejtpërdrejt për mandatin e tij të ri . Unë pres që të vazhdojmë të punojmë së bashku në mënyrë që të lëvizim i gjithë rajoni jonë në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu më lejoni të ju urojë ditën e pavarësisë së Mali të Zi.

21 maji është edhe dita e komunitetit malazez në Kosovës. Uroj edhe për këtë ditë. Ne po punojmë që me ndryshimet e ardhshme kushtetuese, edhe Mali i Zi të përfshihet në Kushtetutën e Kosovës.

Mali i Zi shpërben si frymëzim për të gjitha vendet e rajonit. Ne në Kosovë jemi të lumtur që ju u bëtë pjesë e NATO-s në vitin e kaluar. Anëtarësimi i Shqipërisë dhe i Malit të Zi na NATO ofron stabilitet, siguri dhe demokraci në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Rritja e populizmit të krahut të djathtë është një tendencë në Evropë. Tendencat e ndryshme dhe shpesh kundërshtuese janë shpesh në rritje në të njëjtën kohë.

Ajo që kemi parë është se BE qëndron e fuqishme përkundër sfidave.

BE-ja e mbështetur nga NATO-ja, është projekti më i madh i paqes dhe më i suksesshmi deri më sot.

Problemi qëndron tek grupime që fatkeqësisht BE-në nuk e shohin më si projekt paqeje, derisa 73 vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore vetëm gjenerata shumë e vjetër ka kujtime nga lufta.

Në Ballkanin Perëndimor është ndryshe. Kujtimet e luftës dhe vuajtjet e popullit tim janë ende të gjalla tek të gjithë në Kosovë. Për ne, BE është një shembull i paqes, pajtimit, tejkalimit të së kaluarës dhe rritjes së bashkëpunimit dhe ndërvarësisë në mënyrë graduale”, ka thënë ai.

Në këtë forum, presidenti ka theksuar se për pranimin e suksesshëm të Ballkanit Perëndimor në BE, ne kemi nevojë për reforma të thella politike e ekonomike dhe harmonizim të AKUIS në Ballkanin Perëndimor dhe reforma të brendshme të BE-së paralelisht.

Euroskepticizmi i BE-së dhe lodhja me zgjerimin nuk duhet të përdoren nga politikanët në rajonin tonë si një justifikim për të mos u reformuar, për t’u zhvilluar dhe për ta përmirësuar jetën e qytetarëve,

Është një kohë dhe mundësi për udhëheqësit e Evropës që të marrin përgjegjësinë dhe për të mos ndjekur politikat reaguese për përfitime afatshkurtra.

Pra të shohim se çfarë është e mirë për Evropën në një afat të gjatë. Është e qartë se përgjigja është një BE e zgjeruar që përfshin Ballkanin Perëndimor në tërësi.

Forumi i Sigurisë „То be Secure“ (2BS) është ngjarje që ndihmon jo vetëm nxitjen e ideve të reja rreth sigurisë, por gjithashtu nxitë edhe të menduarit taktik në përpjekjet për reforma në Evropën Juglindore.

Forumi ka për qëllim ndërtimin e lidhjeve më të ngushta midis akterëve kryesorë dhe partnerëve, për ta bërë rajonin vend më të sigurt dhe për të kontribuar në tejkalimin e sfidave globale në të ardhmen. /Indeksonline/