08:34 / E Shtunë, 12 Maj 2018 / indeksADMonline

Ky është pakti i lidhur mes Bonuccit dhe tifozëve të Milanit

Milan synon kualifikimin direkt në Europa League pas humbjes së rëndë të pësuar në finalen e Kupës së Italisë. Ndeshja kundër Juventus ka vënë gjithçka në diskutim dhe kapiteni Leonardo Bonucci, sipas “Tuttosport”, ka patur një takim me kryetarin e tifozerisë ultras të kuqezinjve, Luca Luci.

Të dy kanë bërë një pakt: tifozët do të vazhdojnë të mbështesin skuadrën, por lojtarët duhet të japin maksimumin për të siguruar vendin e gjashtë në renditje, që do të garantonte kualifikimin në fazën me grupe të Europa League.

Për ta arritur këtë objektiv, Milan duhet të kalojë me sukses dy prova të vështira që do të ketë kundër Atalanta-s dhe Fiorentina-s në dy javët e fundit të kampionatit.

Dëshira e madhe e kuqezinjve është të shmanget një tjetër nisje nga zero verën e ardhshme, veçanërisht pas 240 milionë eurove të shpenzuara në merkaton e verës së kaluar.

Temat: