21:06 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ky është personi që therri me thikë 17 vjeçarin në kryeqytet

22:01 (I plotësuar)- Indeksonline raportoi për therrjen e një 17 vjeçari sonte në Prishtinë.

Sipas burimeve të Indeksonline, policia tashmë ka identifikuar personin që therri viktimën.

Bëhet fjalë për personin L.P, emër ky i njohur për redaksinë.

Viktima sipas burimeve të Indeksonline po vazhdon të qëndroj në QKUK.

 

……………………………

Therret me thikë një 17 vjeçar në Prishtinë

Sonte në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë, një djalosh i ri është therrur me thikë, duke marr lëndime trupore.

Sipas burimeve të Indeksonline, viktima me inicialet Sh.P, është 17 vjeçar.

Sipas burimeve brenda QKUK-së, ai është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku po merr trajtim mjekësor dhe tani është jashtë rrezikut për jetë.