12:21 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ky është rregulli i FIFA-s që u thye nga Xhaka dhe Shaqiri/ Të hënën merret vendimi!

 

FIFA ka nisur një proces disiplinor kundër dy futbollistëve shqiptarë të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Dy yjet kosovarë shënuan gola kundër Serbisë për t’ia dhënë tre pikë të arta Kombëtares së Zvicrës, shkruan IndeksOnline.

Sipas BBC-s, Xhaka dhe Shaqiri kanë thyer kodin e 54 të FIFA-s, i cili thotë; “Kushdo që provokon publikon, duhet të dënohet me dy ndeshje mos/lojë dhe me një gjobë prej 5 mijë franga”.

Thuhet se ky vendim pritet të merret gjatë ditës së hënën.

“Ne presim një vendim të hënën. Kemi një avokat që na përfaqëson. Ne kemi përvojë nga këto situata”, thuhet në konferencën e organizuar nga Federata e Zvicrës.

Në rast se dy kosovarët dënohet, atëherë ata do ta humbasin ndeshjen ndaj Kosta Rikës, dhe ndeshjen e parë në fazën e eliminimit, nëse Zvicra kalon grupet./IndeksOnline/