16:12 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Ky është urimi i Ramushit për Merkelin (Foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Angela Merkelin për marrjen e postit të kancelares së Gjermanisë për herë të katërt.

Haradinaj ka kujtuar se Gjermania dhe Kosova do të vazhdojnë marrëdhëniet e tyre edhe në të ardhmen dhe do t`i thellojnë ato, transmeton Indeksonline.

“Urimet e mia më të përzemërta për lidershipin e Merkelit, për zgjedhjen e saj për herë të 4-t si Kancelare e Gjermanisë. Relacionet e Kosovës me Gjermaninë do të vazhdojnë dhe do të forcohen në të ardhmen”, ka shkruar Haradinaj në Twitter./Indeksonline/