13:25 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kylie Jenner nuk ndihet e gatshme për martesë

Ylli televiziv Kylie Jenner dhe i dashuri i saj Travis Scott nuk po planifikojnë që të nisen drejt altarit.

Çifti i njohur së shpejti do të shpërngulen në shtëpinë e tyre të re luksoze, e cila ju kushtoj 13.45 milionë dollarë, por kjo nuk do të thotë që ata do të ndërrojnë edhe statusin e lidhjes së tyre, shkruan Indeksonline.

Sipas ‘HollywoodLife’ një burimi i afërt me Kylie ka treguar se ajo tani po mendohet dy herë për martesën.

‘Ajo gjithmonë ka dashur që të martohet e re, të blej një shtëpi dhe të fillojë familjen dhe të gjitha ëndrrat e saj po realizohen, por ajo tani po mendohet dy herë për martesën’, ka thënë burimi.

Megjithatë kjo nuk do të thotë që Kylie nuk do të pranonte nëse Travis do ti propozonte për martesë.

Meqë lidhja mes çiftit është duke shkuar si është më së miri, Kylie nuk po heziton të marrë hapa të tjerë në raportin e tyre./Indeksonline/

Temat: