23:02 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Asfalt me ngjyrë të bardhë për të reduktuar nxehtësinë

Në përpjekje për të luftuar ndryshimet klimatike, qyteti i Los Anxhelosit po përdorë një metodë të re të habitshme – duke mbuluar rrugët e saj me një shtresë të bardhë, e njohur si CoolSeal.

Ajo shpërndahet në asfalt përmes kamionëve. Los Anxhelos, ashtu si shumë qytete të tjera moderne, është e rrethuar me mijëra kilometra asfalt.

Asfalti më ngjyrë të errët thith 80-95 % të rrezeve të diellit, duke ngrohur jo vetëm rrugët, por edhe tërë zonën përreth shkruan IndeksOnline.

CoolSeal, është bërë nga një kompani e quajtur GuardTop, ndihmon për të reflektuar rrezet diellore jashtë asfaltit, në mënyrë që më pak nxehtësi të absorbohet. Dhe sipas Byrosë së Shërbimeve të Rrugëve, rrugë e L.A që kanë përdorur ngjyra CoolSeal, janë 10-15 gradë mesatarisht më të ftohta se rrugët L.A. që nuk kanë përdorur atë.

Duke ftohur ajrin e ambientit, asfalti me ngjyrë të bardhë mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve dhe vdekjeve që lidhen me ngrohjen. Reflektimi i saj i lartë mund të kursejë energjinë e nevojshme për të ndriçuar rrugët dhe parkingjet kur dielli fillon të largohet. /IndeksOnline/