23:01 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Labi e quan të hidhur darkën te Pacolli: Mos ma gjuni në lloq mundin që kam bërë për të tjerët!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri u ka reaguar të gjithë atyre që i kanë dërguar mesazhe lidhur me pjesëmarrjen e tij në darkën e organizuar nga zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli në rezidencën e tij në Hajvali.

Ai fillimisht darkën e organizuar nga Pacolli e ka quajtur darkë të hidhur dhe ka kërkuar të krahasohen postimit e tij, duke shtuar se për shkak të mëshirës nuk poston asnjëherë nga dreka e darka.

Ja postimi i Tahirit në Facebook:

Ju lutem lexojeni dhe shikoni punet qe i kam bërë dhe i bëj derisa te vdes.

Mirëmbrema të gjithëve!

Nëse veq keni fëmijë në shtëpijat e juaja, ju lutem që ti shikoni këto foto dhe më këto fjalë të ju bëj të fala atyre personave të cilët më kanë derguar sms në facebook duke me thënë gjithçka lidhur me atë darken e hidhur te para dy neteve tek shtëpia e Behgjet Pacollit! 
Mund ta bëni një krahasim të thjeshtë mund ta shikoni faqen time si: në facebook në instagram, në familjen time apo në shoqeri, ku unë nuk postoj darka e dreka sepse kam mëshirë për ata të cilët nuk i kanë kushtet e mira!!

Jam munduar me qenë sa më i afërt me ju, dhe sa më transparent për çdo gjë, vetem se për një foto nuk gjuhet në ( LLOQ) mundi i një personi i cili nuk u ndal kurr as për femijët e mi dhe as për fëmijët e juaj!!!!!

Fotografitë të cilat i postojnë njerëzit, unë nuk mund të u’a ndali kur ata fotografojnë apo kur ata duan ti postojnë.

E quditshme kjo botë, me njerëzit mosmirnjohës, ama unë do vazhdoj në rrugën time të drejtë vetëm për njerëzit e vendit tim!
Koha dhe historia do të tregojë për mua dhe secilin se sa kemi kotribua në këtë vend.

Faleminderit shumë!!