17:07 / E Diele, 04 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Labinot Tahiri me lutje publike për Ramush Haradinaj

Deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, që të ndërrojë mendje sa i përket çështjes së demarkacionit.

Tahiri ka bërë lutje publike në drejtim të Haradinaj që të thyejë mendjen  në këto rrethana lidhur me demarkacionin dhe të mendojë pozitivisht që të bëjë ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, transmeton Indeksonline.

Ky është postimi i plotë:

Kërkesë publike lidhur me DEMARKACIONIN, drejtuar kryeministrit të Kosovës, Z Ramush Haradinaj!

-I nderuar Kryeministër i Kosovës, Z Ramush Haradinaj, kam një lutje publike për ju.
-Ju lutem Kryeministër, të theni mendjen në këto rrethana lidhur me Demarkacionin, dhe të mendoni pozitivisht dhe ta aprovoni- (t’a ratifikoojmë)
Ne deputetët dhe deputetët tuaj, t’a përmbyllim këtë serial i cili e ka lodhur Popullin tonë, pra ta perfundojmë ‘DEMARKACIONIN’.

Kryeministër, sot jemi në paqë, duhet t’i tregojmë Botës, se ne mirkuptojmë dashamirët e Shqiptarëve dhe jemi pro bashkpunimit në çfardo lloj rrethanash kur ata duan t’a sjellin të miren në vendin tonë, në këtë rast ‘Liberalizimin e vizave.’

E dim mirë se ju ishit luftetarē i asaj ane, dhe nuk e humbët asnjë pëllëmb tokë sa ishit në luftë, por sot të bejmë marrveshje paqësore e mos të mbesim mbrapa si popull.

I pa gabueshem është vetëm Zoti, ne jemi vetëm njerëz të proceseve, pra mund edhe të gabojmë por ju po e beni vetëm për popullin tuaj dhe per askend tjetër sëbashku me liderët e të gjithave partive duke e përfshi,
Z Pacollin.
Z, Kadri Veselin.
Z, Fatmir Limaj.
Z , Presidentin Thaqi.
Z, Avdullah Hotin e të tjerët që e kanë shancen që ta kenë një urim nga popullata jonë e izoluar.

-Derisa ‘Mali i Zi’, është në ‘NATO’, i bie që ne jemi fqinjë me ‘NATON’Pra nuk ka rreziqe dhe as mashtrime në këtë rrugë.

E dim se ju në rrugën e Zotit dhe të drejtë nuk dorzoheni kurrë, dhe rruga e drejtë Kryeministër, është që ju dhe vetëm ju, ta çlironi këtë popull sebashku me ne, në ratifikimin e DEMARKACIONIT.

– Edhe unë kam qenë kundër Demarkacionit, por kur e kuptoj se Nana Amerikë, dhe populli ynë i dashur e kêrkon këtë në çfardo rrethana, unë mendoj se do të kemi një arsyetim para popullatës sonë e cila ka mbetur pa viza dhe shumë e bllokuar.
– Duke pasur parasyshe se si person dhe si Deputet i duhur në formimin e Qeverisë suaj, do të marrim një miratim Pozitiv nga administrata juaj në këto ditët e ardhshme.

Zoti e bekoftë popullin shqiptarë dhe ata të cilët na duan.

Me rrespekt, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.