13:20 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Lajm i keq për Valon Berishën (Foto)

Valon Berisha, futbollisti më i mirë kosovar do të mungojë në ndeshjen e parë të Europa Ligës për shkak të një lëndimi.

Lajmin e ka konfirmuar klubi austriak përmes rrjeteve sociale,transmeton IndeksOnline.

“Valon Berisha për fat të keq ka pësuar një lëndim të muskujve. Berisha do ta humbas udhëtimin tonë në San Sebastian për shkak të lëndimit. Shërohu shpejt Valon”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Skuadra e Salzburg luan ndeshjen e parë në Spanjë, përball Real Sociedad. Kurse atë ta kthimit më 22 shkurt./IndeksOnline/

Temat: