07:16 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lajm i mirë, ngritën prapë temperaturat

Në vendin tonë sot do të rikthehet moti me diell, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 19 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil. Në fushat termike dhe barike do të ketë ngritje të vlerave. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK.

Temat: