19:48 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Lajm i mirë për banorët e Rrugës B, sanohet problemi me kanalizim

Për shkak të disa problemeve në kanalizim, gjatë ditës së djeshme ka pasur përmbytje të bodrumeve në ndërtesat që gjenden në “Rrugën B” të Prishtinës.

Mirëpo,  kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në facebook ka treguar se këto probleme me kanalizim janë sanuar dje nga ekipet emergjente dhe bodrumet tashmë janë të qasshme, shkruan Indeksonline.

 

“Dje, ekipet emergjente kanë sanuar problemin e kanalizimit në rrugen B dhe bodrumet janë tani të qasshme”, ka shkruar Shpend Ahmeti.

Sipas fotografive të postuara nga vetë kryetari, uji i kanalizimit në bodrume ka arritur lartësinë edhe rreth një metër.