08:19 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Lajm i mirë për Chelsean! Real Madridi nis ofertë për portierin e Tottenham (Foto)

Skuadra e Real Madridit ka shpreh interesim për portierin e Tottenham Hotspur, Hugo Lloris.

Kampioni i UEFA Champions League, është në kërkim të një portieri. Sipas mediave në Angli dhe Spanjë, Reali ka ofruar plotë 60 milionë euro për portierin francez, transmeton IndeksOnline.

Ky është një lajm i mirë për tifozët e Chelseas, të cilët mund të shpresojnë që Thibaut Courtois mund të qëndrojë në “Stamford Bridge”.

Lloris është kampion botëror me Francën. Ai është pjesë e Spurs që nga viti 2012, dhe ka bërë afro 210 paraqitje.

31-vjeçari në të kaluarën ka mbrojtur portat e klubeve, Nice dhe Lyon./IndeksOnline/