16:44 / E Enjte, 28 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Lajm i mirë për Manchester Unitedin, kampioni i botës afër rikthimit

Manchester United ka marr njè lajm të mirë në prag të vitit 2024.

Futbollisti argjentinas, Lisandro Martinez është afër rikthimit në fushën e blertë, shkruan IndeksOnline.

Kampioni i botës ka thënë së fundi se ndihet mirë dhe rehabilitimi i tij po shkon në mënyrë të mrekullueshme.

“Jam vërtet mirë, sinqerisht. Rehabilitimi im po shkon në mënyrë të mrekullueshme. Duhet të jemi të durueshëm. Po shkon në rrugën që dua, ndihem i fortë. E dua këtë klub, e dua këtë vend. Ndihem shumë mirënjohës që jam këtu çdo ditë.”, ka thënë Martinez.

25-vjeçari është jashtë fushave që nga muaji shtator, pasi u lëndua në ndeshjen e Champions League kundë Bayern Munchenit./IndeksOnline/