15:08 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

Lamborghini Urus është duke pasur shitje “të frikshme”

Vitin e kaluar Lamborghini bëri bujë të madhe me prezantimin e modelit SUV, Urus.

Ndonëse marka italiane nuk ka ndonjë përvojë me prodhimin e modeleve SUV, Urus deri tani ka pasur shitje mjaft të madhe.

CEO i Lamborghinit, Stefano Domenicali, tha: “Ne ishim duke pritur një reagim pozitiv nga konsumatorët për këtë model, por jo në nivelin që po marrim tani. Reagimi i klientëve është me të vërtetë fantastik” .

Ai deklaroi se 70 % e blerësve të Urus janë të rinj për markën, që do të thotë se ata kurrë nuk kanë pasur në pronësi një Lambo më parë. Ai deklaroi gjithashtu se është i befasuar nga fakti se sa nga blerësit janë femra.

Poashtu Urus po shitet mirë edhe në Rusi dhe në tregje të tjera me rrugë jo aq të mira, vende këto ku Lamborghini e kishte vështirë të shiste vetura sportive të ulëta. /IndeksOnline/