17:12 / E Hënë, 29 Janar 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Laporte i thotë lamtumirë Bilbaos, transferohet në City (Foto)

Aymeric Laporte do të jetë futbollisti më i ri i Manchester Cityt.

Mbrojtësi 23-vjeçar ka shkruar një letër lamtumirëse për klubin e tij dhe tifozët e Athletico Bilbaos, transmeton IndeksOnline.

“Dua të ju falënderojë të gjithëve për gjithçka që më keni dhënë. Erdha si tinejxher dhe këtu u rrita si person dhe futbollist. Përshëndetja ime është për një sfidë tjetër në karrierën time. Nuk është një lamtumirë, po një shihemi së shpejti. Po e lë një klub unik, ndryshe dhe që nuk do ta harrojë kurrë”, shkruhet në letrën e Laportes.

Edhe pse ende nuk ka konfirmim zyrtar nga skuadra e Manchester Cityt, ky transferim pritet të ndodhë shumë shpejtë me shifër marramendëse – 65 milionë euro./IndeksOnline/

Temat: