14:28 / E Premte, 10 Maj 2024 / G T

Largohet nga skuadra franceze në fund të sezonit, Kevin Gameiro emocionohet në konferencë

Futbollisti i njohur francez, Kevin Gameiro përmes një konference për media ka dhënë lajmin se do të largohet nga Srasbourgu në fund të këtij sezoni.

37-vjeçari gjatë konferencës u emocionua dhe filloi të qante, shkruan Indeksonline

Gameiro do të largohet në fund të këtij sezoni pasi kontrata skadon në qershor.

Gjatë këtij sezoni, lojtari francez zhvilloi 16 ndeshje me ekipin në Ligue 1, shënoi katër gola dhe bëri një asist.

Kujtojmë që në të kaluarën, Gameiro ka luajtur për skuadrat, si: PSG-ja, Lorient, Sevilla, Ateltico Madrid dhe Valencias./Indeksonline/