23:54 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Lautaro e injoron Barçën, e qon në “qiell” veten me lavdata

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez ka folur për sezonin aktual me nerazurët dhe për të ardhmen e tij.

Kurse për raportimet në lidhje me transferimin e tij në Barcelonë futbollisti ka thënë “Sot unë jam duke luftuar për fanellën e Interit. Jam shumë i lumtur këtu. Njerëzit më duan. Nëse ka thashetheme, do të thotë që unë i bëj gjërat mirë dhe duhet të vazhdoj. Është mentaliteti që kam kur unë, shkoni për të fjetur. unë jam shumë i qetë, shumë i lumtur dhe i qetë në Inter”.

Mirëpo siç duket ai ka raporte të mira me yllin e Barcelonës, Lionel Messin pasi që duke folur për kombëtaren ai është shprehur i lumtur që luan me një futbollist si ai.

Kombëtarja është një gjë e rëndësishme për mua, të luash me Messin dhe Agueron është një gëzim i madh sepse ato e bëjnë futbollin argjentinas të rritet. Ajo që ata po tregojnë me karrierën e tyre të shkëlqyeshme është e pabesueshme. Shpresoj se mund të arrij atë që kanë arritur edhe ata”, deklaroi futbollisti.

Lautaro ka kontratë me Interin deri në vitin 2023, kurse deri më tani ka shënuar 15 gola dhe ka bërë tri asistime në 24 paraqtjet e tij me skuadrën italiane./Indeksonline/.