15:59 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

LDK e Vetëvendosje lëshojnë sallën e Kuvendit, shtyhet seanca

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës.

Me ta bashkë kanë dalë edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo ndodhi si pasojë e mosvotimit të Interpelancës së kryeministrit Ramush Haradinaj për vendimin e rritjes së pagave për kabineitn qeveritar, raporton Indeksonline.

Dy herë u votua për interpelancën, por në të dyja herët ajo dështoi. Kjo bëri që deputetët opozitarë ta lëshojnë sallën.

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti me këtë rast ka shtyrë këtë seancë.

“Atëherë e shtyjmë seancën pas mbledhjes së kryesisë”, ka thënë ai. /Indeksonline/