17:37 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

LDK i gëzohet zvogëlimit të VV-së: Jemi grupi më i madh parlamentar

Pas zvogëlimit të numrit të deputetëve nga radhët e Vetëvendosjes, tani si partia me më së shumti në Kuvend figuron Lidhja Demokratike e Kosovës.

Për këtë, deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku ka shkruar në profilin e saj në Facebook.

“Lidhja Demokratike e Kosovës është partia e parë me votë popullore.

LDK, prej sot, ka Grupin më të madh parlamentar!

LDK është e para!

#LDK shkëlqen”, ka shkruar Maloku.