10:13 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

LDK lëshon mbledhjen e kryesisë, shkak projektligji për shfuqizimin e Gjykatës Speciale

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit pasi sipas tij në rend dite ishte edhe projektligji për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

Hoti pas lëshimit të mbledhjes iu është drejtuar gazetarëve duke thënë se mbledhja është duke vazhduar ende, caktuam dy seanca, një që ka mbetur në gjysmë dhe një seancë të re.

“Normalisht në pjesën e tretë ku diskutohet për shfuqizimin e Speciales ne lëshuam mbledhjen”, ka deklaruar ai./Indeksonline/