21:01 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

LDK-PDK bëjnë koalicion në Istog

Lidhja Demokratike e Kosovës në Istog ka bërë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës për të bashkëqeverisur në katër vitet e ardhshme.

Sipas burimeve të Indeksonline, nga ky koalicion, PDK do të marr tri drejtori.

Bëhet fjalë për drejtorinë e Arsimit, Shëndetësisë dhe një tjetër që akoma nuk dihet.

Sonte po ashtu Istogu zgjodhi kryesues të Kuvendit Qaush Balajn nga LDK-ja, në ditën e fundit të afatit ligjor./Indeksonline/

 

Temat: