11:20 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

LDK reagon pas deklaratës së Merkel për kufinjt

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas deklaratës së Merkel për mosprekjen e kufinjve. Hoti ka thënë se e mirëpret deklaratën e saj dhe se pret që pas këtij deklarimi të ndalen personat në Kosova e Serbi që të promovojnë këtë ide.

“E kam mirepritur deklarimin e qarte te Kancelares Merkel kunder ndryshimit te kufinjve. Pres qe pas ketij deklarimi, si dhe te deklarimeve te disa qeverive te tjera, te ndalen personat ne Kosove e Serbi qe po promovojne kete ide, te cilat padyshim se po e bejne ne menyre te koordinuar.

Ne dhjete vjetorin e pavaresise se Kosoves, kjo ide e ka nxjerre ne pah pasigurine politike te krejt Ballkanit Perendimor. Kjo padyshim se do te shtyeje proceset euro integruese te rajonit, por do te ndikoje edhe ne perkeqesimin e gjendjes ekonomike dhe sociale, duke e renduar jeten e qytetareve.

E mira eshte se ne Kosove tanime eshte krijuar masa kritike e spektrit politik per te mos lejuar eksperimente te tilla qe po behen per hesape personale.

Megjithate, ajo qe tanime ka ndodhur eshte dergimi i sinjaleve te paqarta tek miqte tane dhe tek shtetet qe ende nuk na kane njohur lidhur me ate se cfare duan qytetaret e Kosoves. Kjo e ka futur ne qorrsokak diplomacine tone dhe ate te vendeve mike, qe ka rezultuar me stopim te plote te integrimit te Kosoves ne mekanizma nderkomebtare ku ka qene e mundshme, si dhe ka stopuar plotesisht njohjet e reja” shkruan Hoti në Facebook./Indeksonline/

Temat: