16:00 / E Premte, 27 Prill 2018 / indeksADMonline

Ledri Vula me befasi në ‘MasterChef Junior Albania’ (Video/Foto)

Reperin e talentuar kosovar Ledri Vula të martën do ta shohim përmes ekranit televiziv, madje në një format krejt ndryshe nga se jemi mësuar ta shohim.


Ai do të jetë i ftuari special në programin ‘MasterChef Junior Albania’. Ledri do t’i befasojë konkurentët, e që janë fëmijët e vegjël.

Në një promo të postuar në llogarinë Instagram ka emisioni në fjalë, mund të shihni edhe reagimin e të vegjëlve kur reperi shfaqet në skenë, madje ata këndojnë bashkë me të.

Ndryshe pjesë e jurisë në këtë emision televiziv është edhe nëna e reperit Kosovar, Xheraldina Vula./Indeksonline/