75 Mall Live Search
19:50 / E Shtunë, 16 Maj 2026 / L A

Legjendat e ringut dhe kafazit bashkohen në një ngjarje të MMA-së

Një spektakël ku emrat historikë të MMA-së dhe boksit përplasen në një natë të vetme.

Kjo nuk është kartë e bazuar në renditje apo tituj, por në rikthime, emra të mëdhenj dhe përballje të ndërtuara mbi trashëgimi dhe rrezik.

Në qendër të mbrëmjes është përballja historike mes Ronda Rousey dhe Gina Carano.

Ky duel nuk bazohet në renditje apo formë aktuale, por në emër, trashëgimi dhe rikthim pas shumë vitesh mungesë.

Rousey sjell presion dhe judo elitare me kapje e finalizime të shpejta, ndërsa Carano mbështetet te distanca dhe boksi më i pastër.

Në co-main event, kemi përballjen mes Nate Diaz dhe Mike Perry. Ky është një duel i pastër kaosi dhe presioni të vazhdueshëm.

Diaz kërkon ritëm të gjatë, volum dhe rezistencë, ndërsa Perry hyn me agresion dhe kërkon përfundim të shpejtë.

Ky duel me shumë gjasë, është një nga luftimet më të zhurmshme të mbrëmjes.

Në njërën prej përballjeve kryesore të mbrëmjes, rikthehet fuqia e peshave të rënda, Francis Ngannou kundër Philipe Lins.

Ngannou mbetet një nga goditësit më të rrezikshëm në historinë moderne të MMA-së, ku një goditje e vetme mund të mbyll çdo luftë.

Lins duhet të mbijetoj presionin fillestar dhe të përpiqet ta çojë luftën në raunde të vonshme, por diferenca në fuqi mbetet faktori kryesor.

Në përgjithësi, ky event nuk është thjesht një kartë sportive klasike, por është spektakël, nostalgji dhe test brutal për rikthime të mëdha. Nëse vijnë nokautet e shpejta, bëhet një natë ikonike.

Nëse luftimet zgjasin, shndërrohet në një test të pastër mbijetese për emrat e mëdhenj të dikurshëm.