15:42 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Lekaj ngushëllon për vdekjen e aktorit, Sylejman Lokaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka ngushëlluar për vdekjen  aktorit, Sylejman Lokaj. Ai ka thënë se i ndjeri ishte brez i artë  i artit të Kosovës që i mbajti gjallë  në kohërat më të vështira të vendit.

Postimi i plotë:

Sylejman Lokaj, brezi i artë i artit tonë, që na mbajti gjallë në kohërat me të vështira për Kosovën. Ndarja nga jeta e aktorit Sylejman Lokaj është humbje jo vetëm për artin e vendit tonë, por për mbarë shoqërinë.

Kosova dhe kinematografia shqiptare do jetojë gjithmonë me artin e aktorit Lokaj.

Ngushëllime Familjes Lokaj, bashkëpunëtorëve dhe miqve.

I leht i qoftë dheu i Kosovës!./Indeksonline/