11:55 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Lekaj pret në takim deputeten shqiptare në Parlamentin kroat

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka pritur në takim deputeten shqiptare në Kroaci Ermina Lekaj-Perlaskaj.

Me këtë rast ministri i Infrastrukturës tha se ne krenohen me komunitetin shqiptar të Kroacisë sepse gjithmonë ka mbështetur shtetin e Kosovës.

Sipas tij deputetja shqiptare në Kroaci përfaqëson shqiptarët kudo që janë.

Deputetja Lekaj-Perlaskaj  tha se me ministrin Lekaj kanë  biseduar për bashkëpunimin më të thellë miqësor dhe sipas saj Kosova do të mbështetet nga Kroacia.

I  pyetur nëse janë në lidhje farefisnore në mes vete ministri Pal Lekaj me deputeten Ermina Lekaj duke u bazuar në  mbiemrin e njëjtë, ministri i Infrastrukturës tha se nuk janë asgjë në mes vete.