23:39 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lëndohet futbollisti i Premierligës, dërgohet jashtë me urgjencë

Demerai Gray kishte nevojë për oksigjen pasi pësoi një dëmtim serioz në këmbë të martën.

Sulmuesi i Leicester u transferua me një barelë në ndeshjen e Kupës Carabao me Wolves në Molineux.

Gray e la fushën me këmbën e majtë dhe kyçin e këmbës të lënduar dhe me fytyra të shqetësuara në mesin e shokëve të tij të ekipit dhe stafit.

Klubi nuk ka dalë me ndonjë informacion rreth shkallës së lëndimit të tij.  /IndeksOnline/

Temat: