20:06 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Lëndohet golashënuesi më i mirë i Belgjikës, mungon kundër Anglisë

Sulmuesi i Belgjikës, Romelu Lukaku do të mungoj në ndeshjen e fundit të grupit G kundër Anglisë.

Ylli i Manchester United ka pësuar një lëndim në kyçin e këmbës të shtunën në fitoren kundër Tunizisë.

Lukaku është në garë për Këpucën e Artë, ku pas dy ndeshjesh ka shënuar katër gola, një më pak se Kane që kryeson listën. /IndeksOnline/