10:14 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Lëndohet ylli i Argjentinës, humb botërorin (FOTO)

Kanë filluar problemet për Argjentinën ende pa filluar Kampionati Botëror.

Pasi shpalli listën prej 23 futbollistëve, Jorge Sapanolli tashmë duhet të bëjë edhe një zgjedhje të re.

Portieri i Manchester United, Sergio Romero ka pësuar një lëndim dhe do të largohet përfundimisht nga lista e të ftuarve për Rusi.

Lajmin për lëndimin e 31 vjeçarit e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Kombëtares Argjentinase në Twitter.

“Portieri i Argjentinës, Sergio Romero do të largohet nga lista e 23 lojtarëve që do të marrin pjesë në Kupën Botërore të 2018 në Rusi”, shkruhet në postim.

“Lojtari i Manchester United sot pësoi një bllokim në gjurin e tij, i cili kërkon një operacion”, thuhet më tej në postim.

Romero ka bërë 94 paraqitje me Argjentinën duke u bërë portieri me më shumë paraqitje dhe i shtati në përgjithësi. /IndeksOnline/