Lëndohet ylli i Francës, mungon kundër Uruguait
Franca ka siguruar çerekfinalen pasi eliminoi Argjentinën me rezultat 4-3 në ndeshjen e 1/8 të finales.
Ish-kampionët e Botës në rundin e radhës do të luajnë kundër Uruguait që po shkëlqen në këtë Botëror, shkruan indeksonline.
Francezët në ndeshjen e radhës nuk do të llogarisin në mbrojtësin e Monacos, Djibril Sidibe.
25 vjeçari pësoi një lëndim gjatë stërvitjes dhe vështirë se mund të rikuperohet deri të premten.
Humbja e tij do të vijë si një goditje e madhe për trajnerin, Didier Deschamps, i cili tashmë është edhe pa Ben Mendy. /IndeksOnline/